Me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas, “Big Brother” mblodhi rreth një zjarri në oborrin e shtëpisë të gjithë banorët dhe u krijoi mundësinë të percjellin mesazhe për vajzat, nënat, mikeshat apo të afërmet e tyre.
Ata gjetën rastin t’i falënderonin dhe t’i kërkonin falje personave që i kanë lënduar.
Julia ka zgjedhur që t’i kërkojë falje vajzës së saj, ku mes lotësh, ka treguar se mund t’ja ketë trazuar fëmijërinë, duke marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj.
“Për bijën time. Do doja t’i kërkoja një falje të madhe sepse i kam trazuar fëmijërinë e saj. Kam marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por asnjëherë nuk i kam bërë për vete. Kam menduar që ato vendime që mund t’i kenë prishur atë rehatinë, atë qetësinë, atë dukjen e bukur të saj për moshën që ka patur. Kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj. Unë shpresoj që të kem bërë zgjedhjen e duhur.“