Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, FBI ka zbuluar se në vitin 1983 ka pasur një plan për ekzekutimin e saj. Bëhet fjalë gjatë kohës kur mbretëresha kishte planifikuar në një vizitë në SHBA.
I pari që ishte informuar për kërcënimin ishte një efektiv policie në San Francisko. Dokumentet bëjnë me dije se efektivi, i cili frekuentonte një klub irlandez në San Francisko, kishte paralajmëruar agjentët federale mbi një telefonatë që kishte marrë nga një burrë i njohur në klub. Ai i kishte thënë se po kërkonte të hakmerrej për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome.
Ai do të përpiqej të vriste Mbretëreshën Elizabeta dhe do ta bënte, ose duke hedhur ndonjë objekt nga ura Golden Gate te Jahti Mbretëror “Britannia” kur ai të ankorohej ose duke e vrarë kur të vizitonte Parkun Kombëtar Yosemite.
Nisur nga kjo telefonatë, u morën masat dhe aso kohe vizita u realizua me sukses. Shumë prej vizitave të mbretëreshës së ndjerë në SHBA janë zhvilluar në kohë tensionesh në Irlandën e Veriut.