Gjykata ka vendosur ditën e sotme që të vendosë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 3 falsifikatorët e kapur në Tiranë. Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega 59 vjeç të tre banues në Tiranë kishin ngritur një laborator në rrugën “Myslym Shyri” ku kryenin ndërrim identitetesh dhe dokumentesh pronësore dhe patentash. Skema u zbulua pas infiltrimit të një agjenti i cili ka vëzhguar, përgjuar dhe madje ka lidhur edhe marrëveshje me grupin e falsifikatorëve duke bërë blerje të simuluara. Pagesat për falsifikimin e dokumenteve fillonin nga 7 mijë lekë për patentën dhe 600 euro për dëftesa.
Në ambientin e kthyer në një laborator falsifikimi janë sekuestruar skanera, usb, lap top, printera dhe shumë dokumente të rëndësishme të falsifikuara, përfshi edhe kartëmonedha false. Hetimet vijojnë se dokumentet e falsifikuara të jenë përdorur për përfitimin e pasurive dhe lëvizje jashtë Shqipërisë. Në përgjime janë zbardhur se si bëheshin pazaret nga grupi i falsifikatorëve për Hipotekën.