Të gjithë kemi menduar se fajin e rritjes në nivele rekord të inflacionit thuajse në të gjitha vendet e botës, e kishte lufta që Rusia nisi me bombardimin e Ukrainës.
Por, Suedia ka gjetur “fajtorin” që po i shkakton dhimbje nga inflacioni i lartë. Dhe fajtorja është Beyoncé.
Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë ka ndikuar në statistikat ekonomike të vendit.
Në raportin e fundit të inflacionit, Suedia regjistroi shifrat 9.7% në muajin maj. Beyonce ndihmoi në rritjen e tarifave të hoteleve dhe restoranteve.