Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 389 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 53.23% (62857 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 34.80% (42.270), pra rreth 20 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.92% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.36%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.77%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.91%.