Enti Rregullator për Energjinë ka vendosur sot që të miratojë kërkesën e qeverisë për të shtyrë rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kilovat/ore. Kjo shtyrje është e vlefshme vetëm për muajin nëntor. Për muajin dhjetor Enti Rregullator do të mblidhet sërish dhe do të vendosë në varësi të situatës energjetike të vendit.
Kujtojmë se ERE e ka miratuar rritjen e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kilovat/ore për të gjithë abonentët familjarë, por ka qenë qeveria ajo që ka kërkuar që kjo rritje të shtyhet. Kryeministri Rama është shprehur se derisa ta lejojë situata hidrike qeveria do të përpiqet që të mos e rrisë çmimin e energjisë.