Këngëtarja Rita Ora ka marrë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të Italisë, ku ka folur edhe për Kosovën.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg, Rita tha se Prishtina ka qenë vendi ku ajo ka rralizuar disa herë ëndrrën e saj.
Bëhet fjalë për fëmijët e Kosovës të cilët ajo theksoi se janë e ardhmja e vendit.
“Si ambasadore e UNICEF-it inspirimi i fëmijëve të cilët janë e ardhmja jonë ka qenë ëndërr e imja. Kam qenë disa herë në shtëpinë time në Prishtinë, për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Specifikisht kjo është ajo që dua personalisht, t’i vendos në një hapësirë kreative. Këtë jam duke e bërë qe 10 vjet”, ka thënë Rita.