Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë të mërkurë, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka mbetur i vdekur, pasi ndaj tij është shtënë me armë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij kur dhe është qëlluar disa herë.
Mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia në deklaratën e bërë publike për median sqaron se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta ndërsa Ulqinaku është qëlluar nga i riu Klajdi Shaholli vetëm 20 vjec.
Blutë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Këtë ngjarje e bën të rëndë fakti se është qëlluar me armë në një kohë kur në zonë ka pasur lëvizje të shtuar të qytetarëve në xhiron e mbrëmjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës ka qëndruar i shtrirë në tokë pranë mjetit të tij deri në ekspertizën e plotë .
Burimet thonë se viktima nuk ishte një emër problematik. Ai jetonte mes Italisë ku punonte dhe qytetit të Elbasanit ku kishte familjen. Madrid Ulqinaku ishte babai i nje vajze 8 vjece e cila ishte e diagnostikuar me autizëm.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes