Një person ka marrë dëmtime të rënda teksa ka qenë duke prerë dru në pyllin e malit të Shoshit në Dukagjin. Nga raportimet e para mësohet se atij i ka rënë shkëmbi në trup dhe në atë moment ka qenë me motorrsekë në dorë, dukë bërë që t’i presë gishtat.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, i plagosuri i identifikuar si Napolon Berisha, do të transportohet me helikopter drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thyer malore ndaj transportimi i personit të plagosur mbetet i vështirë përmes tokës.