Sarandë, hidhet në det nga trampolino, plagoset rëndë pushuesi.
Endri Mera 28-vjeç, nga Tepelena, i ndodhur me pushime në Sarandë, është hedhur nga trampolino me kokë në det dhe për rrjedhojë është plagosur rëndë.
Menjëherë është transportuar në urgjencën “Stefan Mekshi” në Spitalin e Sarandës.
Sipas bluzave të bardha i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës. Ka marre ndihmen e parë dhe po niset me helikopter per drejt spitalit te Traumes ne Tirane.
Shkak eshte bere hedhja me koke e te riut ne det.