3 të paraburgosur në burgun e Peqinit kanë shkaktuar trazira. Bëhet fjalë për Kastriot Likjan, Arlind Dajën, Kreshnik Ibraliun të cilët janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë. Tre të arrestuarit kanë tentuar të dhunojnë GJ.V dhe K.H.
Dosja është referuar në Prokurori. Ata nuk kanë pranuar që të hyjnë në dhomat e paraburgimit, ndërsa efektivët e policisë duke zbatuar rregulloren kanë tentuar që t’i fusin në qeli, por në këtë moment ka pasur edhe një rebelim të të paraburgosurve.
Njoftimi i policisë:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal. A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.