Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë në histori. Nga nëntori 2021 deri në dhjetor 2022 ai humbi rreth 165 miliardë dollarë.
Shifrat bazohen në të dhënat nga Forbes, por Guinness tha se burime të tjera kanë konfirmuar se humbjet e Musk mund të ishin më të larta. Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike të Musk, Tesla, pasi ai bleu Twitter vitin e kaluar.
Blerja prej 44 miliardë dollarësh (36 miliardë £) e kompanisë së mediave sociale ka ngjallur shqetësime tek investitorët se Musk nuk po i kushton më vëmendjen e mjaftueshme Teslës.
Humbjet e Musk që nga nëntori 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh (47 miliardë paund), të pësuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000.
Humbja e vlerësuar bazohet në vlerën e aksioneve të tij, të cilat mund të rifitojnë vlerën e tyre, që do të thotë se pasuria e Musk mund të rritet përsëri. Në dhjetor, shefi i Tesla-s humbi pozicionin si personi më i pasur në botë. Vendi i tij u zu nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e cila zotëron markën e modës Louis Vuitton.
Megjithatë, blerja e Twitter nga Musk, ka ndezur polemika pasi janë shkarkuar një numër të madh të stafit. Sipas Forbes, Musk tani ka rreth 178 miliardë dollarë (152 miliardë paund), ndërsa Bernard Arnault ka një vlerë të vlerësuar prej 188 miliardë dollarësh (155 miliardë paund).