Për të ekzekutuar Gentian Bejtajn është qëlluar me breshëri plumbash. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes policia ka sekuestruar 35 gëzhoja. Janë sekuestruar për momentin kamerat e sigurisë në banesën e Bejtjas por nga këqyrja paraprake nuk rezulton që të jetë filmuar momenti i ekzekutimit. Pak para orës 16:25 kur ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur drita në zonë, hetuesit bëjë me dije qe kamerat tregojnë momente para dhe pas ngjarjes por nuk është filmuar momenti i ngjarjes.
Sipas dëshmive të mbledhura në zonë, 42-vjeçari ka qenë duke punuar tek shtëpia e prindërve e cila është ngjitur me shtëpinë e tij. Në momentin që Gentiani ka shkuar në shtëpinë e tij dhe është afruar afër rrugës kryesore, është afruar mjeti tip ‘Land Rover’ dy persona kanë dal nga makina, ndërsa dy të tjerët kanë qenë po ashtu të armatosur dhe të maskuar por nuk kanë dal nga makina. Dy autorët e dyshuar kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Bejtja ka tentuar që t’i shmanget plumbave dhe është afruar në drejtim të hyrjes së serës aty ku humbi jetën.
Hetuesit ende nuk e kanë të qartë se nga kanë ardhur autorët por dinë që janë larguar në drejtim të Thumanës pasi në fshatin Hasan u gjet makina e djegur, së bashku me armët. ‘Land Roveri’ rezulton i vjedhur, por që ende nuk është zbuluar se ku, ndërsa targat janë vjedhur në Tiranë rreth një vit më parë.
Familjaret e Bejtjas janë shprehur se nuk kanë konflikte, madje deklarimet e tyre nuk i kanë ndihmuar hetuesit që të kenë një pistë konkrete apo persona më të cilët Bejtja mund të ketë pasur konflikte. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar disa persona me rekorde kriminale, si Valter Bami por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Pistat kryesore lidhen me të shkuarën e Gentjan Bejtjas pasi ai është dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në disa është dyshuar si ekzekuton ndërsa në raste të tjera ka pasur role dytësore si vëzhgues, duke krijuar konflikte të mëdha me personazhe të tjerë të botës së krimit në zonën e Niklës, por edhe në zona të tjera.