Është ekstraduar sot nga Franca drejt Shqipërisë Behar Bajri, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
SPAK ka caktuar ndaj Bajrit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.
Bajri dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë Gjin Boriçin dhe ka plagosur Taulant Pepajn. Pas ekstradimit Bajri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.