Rritja e temperaturave, sipas shkencëtarëve, ndikon në shtimin e ankthit dhe depresionit. Të moshuarit me probleme të zemrës dhe fëmijët duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë të nxehtit ekstrem.
“Të gjitha sëmundjet mendore përkeqësohen nga nxehtësia, sepse temperaturat e larta sjellin më shumë lodhje, nervozizëm dhe ankth, duke çuar në një përkeqësim të mundshëm të episodeve depresive”, thekson Dr. Asim Shah, nënkryetar ekzekutiv në Departamentin Menninger të Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Kolegjin e Mjekësisë Baylor në Hjuston.
Nxehtësia ndikon në serotoninën, neurotransmetuesin që rregullon humorin, duke çuar në nivele më të ulëta të kënaqësisë dhe rritje të nivelit të stresit dhe lodhjes.
Teksa temperatura rritet, gjendje të ndryshme të shëndetit mendor mund të përkeqësohen, duke shkaktuar sjellje agresive. Në rastin më të keq, shkakton konfuzion dhe çorientim.