Empoli mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Fiorentinës me rezultatin 2-0 në javën e nëntë të Serie A. Nga minuta e parë luajti portieri kuqezi Etrit Berisha, i cili kontribuoi në këtë sukses të rëndësishëm kundër “vjollcëve”.
Berisha u dallua me pritjet e tij duke e mbajtur portën e paprekur. Djemtë e Andreazzoli-t e gjetën golin e parë në minutën e 21 të lojës falë Caputo-s.
Giasi shënoi rrjetën e dytë 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Berisha ishte i pagabueshëm sa herë u vu në provë nga “vjollcët”. Gonzales tentoi rrjetën dy herë, ndërsa kërcënim ishte edhe Mandragora. Portieri kuqezi e shpërbleu besimin e trajnerit Andreazoli që i beson vendin e titullarit.
Berisha bëri 7 pritje, 5 prej tyre ishin brenda zonës. Gardiani i përfaqësueses shqiptare ka luajtur në këtë sezon në 630 minuta në Serie A, ku ka pësuar edhe 13 gola ndërsa në tri sfida e ka mbajtur portën e paprekur.
Empoli shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Fiorentina u arrit në renditje nga Napoli në vend të katërt.