Edvin van der Sar është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Ish-portieri holandez ka pësuar hemorragji cerebrale gjatë pushimeve në Kroaci. Mësohet se ai po trajtohet në terapi intensive. Deri disa javë më parë Van der Sar ka qenë drejtor i klubit të Ajax, detyrë nga e cila ai dha dorëheqjen.
52-vjeçari ka pasur një karrierë të shkëlqyer duke luajtur për Ajax, Juventusin, Fulhamin dhe Manchester United. Në vitet 1995 deri 2008 ai ka qenë portier titullar i kombëtares holandeze.