Edukatorja e kopshtit privat “Stinët”, Majlinda Dehima që dhunoi të miturën 3 vjeçare është shoqëruar në polici.
Nga pamjet filmike, dukej se si edukatorja dhunonte me vizore të miturën pavarësisht se kjo e fundit qante. Dyshohet se e mitura ka pësuar thyerje të këmbës në pjesën e kofshës për shkak të dhunës.
Ministria e Arsimit reagoi pas denoncimit të rastit dhe kërkoi mbylljen e kopshtit në fjalë pasi kishte konstatuar se zhvillonte aktivitet pa licencë.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëherëshme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat”, thuhet në njoftimin e MAS.