Edona James është kthyer në një emër shumë të komentuar në media e faqet rozë pas Big Brother VIP Kosova 2. Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në Prive, ku ka folur për jetën pas këtij reality show. Transgjinorja nga Suhareka tha po ashtu që është kthyer për të jetuar në Kosovë pasi ka blerë edhe një apartament këtu.
“Në Kosovë u kënaqa, kam qenë në Gjermani tre javë, tash jam përgjithmonë në Kosovë, punën e kam këtu, reklamat i kam këtu, njerëzit i kam këtu. Kosova më pëlqen edhe tani pasi kam qenë në Big Brother dashuria e njerëzve më pëlqen shumë, njerëzit më duan shumë. Më pëlqen shumë me qenë këtu”, u shpreh ajo.
Edona ka qenë e paragjykuar para hyrjes në Big Brother, por që me kohë fitoi zemrat e publikut.