Është i njohur fakti që shumë shqiptarë largohen nga Shqipëria në drejtim të vendeve të huaja me gomone.
Së fundmi një rast i tillë është shpërndare në rrjete sociale ku shqiptarët që ishin nisur për në Angli, janë ndaluar nga policia franceze.
Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video shihet se ata janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre.
Sipas ‘Channel 4 News’ në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë po ashtu edhe kurdë e irakianë.