Një vogëlushe 6-vjeçare është vrarë dhe rreth 20 persona janë plagosur nga bombardimet ukrainase në Volnovakha.
Lajmin e bëri të ditur Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, i cili tha se raketat në hyrje “u regjistruan pranë një stacioni autobusi, një shkolle dhe një magazine ushqimore”.
Përveç sulmeve me raketa, Pushilin tha se një vajzë 6-vjeçare u vra në zonën e Volnovakhas. “Tragjedia ndodhi për shkak të minimit në distancë të zonës, të cilin Forcat e Armatosura të Ukrainës e kanë kryer për disa ditë, dhe një nga minat goditi oborrin e shtëpisë ku jetonte vajza’, është shprehur kreu i Donetskut.
Moska ka akuzuar Ukrainën për sulmet, ndërkohë kjo e fundit nuk ka komentuar asgjë nga ngjarja.