Për dy vjet, jeta e saj e përditshme është kthyer në një makth, pas një dështimi tw operacionit plastik. Heqja e mbushësve nga zona e buzëve, nga një kirurg plastik grek në Florida, i cili u prezantua si një specialist me qindra klientë nga e gjithë Amerika Veriore dhe Latine, gati i kushtoi jetën.
Që atëherë dhe deri më sot, shkrimtarja e njohur, Katerina Ploumidaki, po përpiqet të korrigjojë imazhin, e ndërsa ka hapur gjyq ndaj mjekut.
Sipas Katerina Ploumidaki, ishte në nëntor të vitit 2020 kur në një udhëtim një-ditor ajo kishte shkuar me burrin e saj, me të cilin jeton përgjithmonë në Hjuston, ajo takoi krejt rastësisht mjekun grek, i cili vepron në Florida. Aty takoi mjekun, i cili ishte grek dhe krijoi një miqësi me të, por që i kushtoi shumë. Ai fitoi besimin e saj dhe ia mbushi mendjen për të hequr fillersat në buzë.
Fatkeqësisht, në operacionin e parë, rezultatet nuk ishin ato që mjeku i kishte premtuar dhe makthi sapo kishte trokitur në “derën” e saj. Ajo përfundoi duke bërë 7 operacione dhe mbi 40 javë injeksione, me imazhin e saj që ende është problematik.
“Javën e parë pas operacionit, që zgjati më shumë se 6 orë, shkoi keq për mua. Siç më informoi mjeku, nuk kisha shërim të mirë, e vërteta është se vendi i operuar po “vdiste” pa e vënë re me sa duket. Kështu, më 27 korrik, meqë nuk ishe aspak i kënaqur me shërimin tim, vendosi të më jepte një injeksion pllakëzash, shërues të gjakut, për të përshpejtuar normën natyrore të ripërtëritjes së qelizave, për të rritur qarkullimin e gjakut në zonën e trajtimit dhe për të riparuar kështu dëmin. Siç doli në retrospektivë, opsioni për terapinë e pllakëzave e acaroi gjendjen në zonën e buzëve pasi nuk është e miratuar NGA FDA”, tregon ajo.
Ajo tregon se ende nuk e ka një zgjidhje për rastin e saj, pasi është hera e parë në botë që ndodh një gjë e tillë.
“Siç mësova pas një totali prej 22 mjekësh që vizitova në SHBA dhe Greqi, rasti im është kompleks dhe i vështirë. Nuk ka asnjë rast të dytë të tillë në botë. Terapitë e injektueshme të qelizave burimore – të cilat i kam bërë deri tani për më shumë se 40 javë – janë novatore dhe më kërkuan që çështja ime të bëhej temë studimi. Për fat të keq, çdo gjë që bëj është eksperimentale pasi nuk ka një rast të tillë të mëparshëm. Asnjë mjek nuk më merr këtu në Amerikë, sepse ata nuk duan të mbajnë përgjegjësi mbi veten e tyre për kaq shumë dëme”, tregon ajo.
Në fund, shkrimtarja ka rrëfyer se ka tentuar që të vrasë veten, por për hir të familjes nuk e ka bërë.