Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kurbinin mëngjesin e sotëm pasi në një firmë inertesh është gjetur i vrarë ekonomisti i firmës, ndërsa ka mbetur i plagosur pronari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin Gurez të Kurbinit.
Mësohet se nga ky atentat ka humbur jetën Selman Mihana, 70 vjeç, ndërsa pronari i plagosur, Arian Gjeloshi, ndodhet në spital e gjendja e tij nuk dihet ende.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.