Zbardhet dinamika e ngjarjes të ndodhur më 12 gusht në Tiranë ku Ilirjan Gavelli, 52 vjeç punonjës IMT-je u plagos nga Qani Muça. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Muçën.
Në dëshminë e tij punonjësi i IMT-së, Ilirjan Gavelli është shprehur:
“Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u përlesha me Muçën për t’i marrë armën vinte era alkool, ishte i dehur.”
Qani Muça qëlloi 2 herë drejt inspektorit të IMT, ndërsa njëri nga plumbat kapi në një makinë të parkuar. Sakaq, gruaja e Qani Muçës ka deklaruar se nuk e dinte që burri kishte armë.
“Nuk kisha dijeni që burri mbante armë”, ka thënë ajo.
Ndërsa autori i ngjarjes, Muça nuk ka shprehur aspak pendesë për atë që ka ndodhur.
“Këta (Inspektorët e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë.”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se, ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në zonën e “Astir”-it në Tiranë. Konflikti erdhi si pasojë e një vendimi të firmosur nga punonjësi i IMT-së për shembej e shtëpisë së 55-vjeçari Qani Muça. Ndërkohë, më poshtë shihet momenti kur IMT shemb shtëpinë e Muçës, tashmë i arrestuar.