Edhe pse kanë kaluar pak ditë nga nisja e edicionit të tretë të BBVA, njëri nga banorët është larguar nga gara.
Drini Zeqo ka lënë shtëpinë e BBVA për shkak të një urgjence familjare, siç njofton produksioni në zarfin e lexuar nga Jul Deda.
“Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur që të lërë shtëpinë e BBV-së. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar më të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”, thuhej në letrën e lexuar nga Juli.
Kujtojmë se Drini u shpall lideri i shtëpisë dhe tanimë banorët duhet të zgjedhin një lider të ri.