Një debat i ri ka nisur mes dy balerinëve, Ilir Shaqiri dhe Albi Nako. E gjitha filloi pas komenteve të Nakos i cili e krahasoi Ilir me “dhelprën” në debatin me Token në “Dancing with the stars”.
Mesa duket kjo si ka pëlqyer Ilirit i cili në një intervistë për DWTS Fan Club është shprehur se Albi duhet të ulet dhe të rishikojë momentet si profesionist.
“Unë atë që them, kritikë ose vlerësim atë pikë jap. I them Albit që duhet të ulet dhe të rishikojë momentet si profesionist. Dhe ta analizoj me ftohtësi. Të gjeneralizosh është kollaj, të specifikosh është vështirë. Krahasimi me dhelprën e kam si shiu mbi mushama, nuk më bëjën përshtypje. Ai e di shumë mirë kush jam unë, kush është ai”, tha Shaqiri.