Këngëtari Lorenc Hasrama ka treguar së fundmi se lidhja me dashurinë e jetës duket se është bërë më serioze seç duket nga Instagrami.
I ftuar në një intervistë televizive, Hasrama ka thënë se vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën, tashmë ka një unazë në gisht. Epo, me pak fjalë duket se Lorenci e paska hedhur hapin e madh por ne se kemi ditur.
“E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj”, tha këngëtari.