Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për tu pasur zili. Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimet e tyre në rrjetet sociale që tregojnë raportin mes dy moderatoreve. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Arbana u pyet se pse e ka lënë Xhemin pas dore.
“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të rë, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”- shkruan Arbana në përgjigjen e saj, ku ka etiketuar edhe Xhemin.
Kjo e fundit është përgjigjur përmes një fotoje me shoqen e saj krahas së cilës shkruan:
“Pasojat e të lënit pas dore janë këto”. Kështu Arbana, e cila e ripostoi storyn e Xhemit, shkruan se “e ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.
Kështu, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë shkëmbyer disa batuta me njëra-tjetrën në rrjetet sociale, duke bërë shaka mes mikeshash. /panoramaplus