Aida Shtino është një nga figurat e njohur të ekranit shqiptar, e cila nuk i ka shpëtuar lajmeve të rreme. Së fundmi në një intervsitë ajo ka shprehur habinë e saj lidhur me lajmet ku është bërë dy herë e vdekur.
“Ka qenë shumë çudi atë ditë sepse isha ngritur në mëngjes dhe më me merr im bie. Më thotë ‘mami mirë je”. I thashë pse qesh. ‘I ke lexuar portalet’ më tha. ‘Jo’ i thashë. Mirë tha se kanë nxjerrë një lajm por mos u bëj merak. Kur lexoj portalet, edhe ato serioze, jam habitur.
Më ka marrë Eraldo Rexho dhe më tha je mirë. Ai bëri një kundër shkrim në portalin e vet. Jo për mua se e di që kur je person publik dhe atakohesh por kisha hallin e prindërve të mi. S’më pushonte telefoni nga njerëzit. Dhe para disa muajsh, e njëjta gjë. Se di. Ndoshta e bëjnë për klikime”, tha ajo për ABC.