Mamaja e Beyonce-s ka reaguar ashpër ndaj të gjithë atyre që kanë kritikuar artisten se ka zbardhur lëkurën për premierën e filmit të koncertit të saj.
Komentet erdhën pasi Beyonce u shfaq me një look bionde platin dhe një fustan ngjyrë argjendi në tapetin e kuq. Komentuesi tnë rrjete sociale hodhën dyshime se Beyonce kishte ndryshuar look-un, madje kishte zbardhur lëkurën.
Pas kësaj në një postim të gjatë në Instagram, Tina Knowles mbrojti vajzën e saj dhe tha se komentet ishin raciste. Ajo tha gjithashtu se njerëzit që e akuzojnë Beyonce-n janë thjesht “budallenj” dhe “injorantë”.