Mashkulli më seksi në botë, Chris Evans është në një lidhje me aktoren portugeze Alba Baptista prej më shumë se një viti dhe romanca e tyre është serioze. Në fotot e marra ekskluzivisht nga Page Six, ylli i Marvel, 41, dhe 25-vejcarja u fotografuan teksa bënin një shëtitje nëpër Central Park.
“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë,”-u shpreh një burim për “PEOPLE”.
Ndërsa Evans është “Mashkulli më seksi në botë”, edhe aktorja ka një sërë arritjesh.
Aktorja e cila flet pesë gjuhë ka bërë një punë të jashtëzakonshme humanitare në një jetimore në Kamboxhia duke u fokusuar në arsim. Vitin e kaluar, Alba fitoi çmimin “Shooting Star” në Festivalin e Filmit në Berlin.
Pavarësisht diferencës së tyre 16-vjeçare në moshë, Evans mendon se mosha e tij shërben si një avantazh kur bëhet fjalë për lidhjet .