Policia e portit të Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin Elson Rrodhe. I arrestuari është shoferi i autobusit të linjës Bari-Durrës në të cilin u gjetën dhe u sekuestruar 99.700 euro të padeklaruara.
Sipas njoftimit të policisë, eurot e padeklaruara të ndara në 8 pako ishin fshehur në tavanin e autobusit. Eurot e padeklaruara u gjetën pas kontrollit të imtësishëm. Elson Rrodhe akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.