Për albumin e saj të ardhshëm, Dua shprehet se tashmë është me pjekur se në të kaluarën, “Unë nuk jam i njëjti person që isha kur shkrova albumin tim të parë”, thotë ajo. “Unë kam evoluar dhe mësuar kaq shumë… duke e marrë atë siç vjen, duke mos parë asgjë si të keqe apo diçka si një pengesë. Kjo përfshin shumë rritjen dhe kuptimin e vetvetes, njohjen e vlerës sime, qoftë në biznes, dashuri apo miqësi”.

Dua Lipa në listën e 100 njerëzve më me ndikim në

“Që kur kam qenë fëmijë, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për vetën time. Gjithnjë kam planifikuar më përpara. Edhe pse lindin surpriza rrugës, unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë kam një objektiv afatgjatë”, shtoi ajo më tej.

Dua Lipa, lindi në Londër në vitin 1995, nga Anesa dhe Dukagjini, të cilët u larguan si refugjatë në vitet ’90, ka folur gjithmonë  për origjinën e saj. “Jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jem kosovare është një pjesë shumë e rëndësishme dhe fakti që mora nënshtetësinë shqiptare ka qenë shumë emocionuese”, shtoi artistja, referuar marrjes së nënshtetësisë shqiptare në vitin 2022.

“Kur unë dhe im atë bëjmë festivalin në Prishtinë, sjellim njerëzit nga e gjithë bota dhe ata vijnë dhe shohin që gjërat janë ndryshe nga ç’e presin”, deklaroi Lipa.