Edhe pse i ri në tregun muzikor shqiptar, Don Xhoni është një ndër artistët më të pëlqyer nga publiku. Reperi nga Drenica, po zhvillon koncerte anë e mbanë botës ku ka shqiptarë.
Kur numëron një numër të madh fansash vështrirë se mund të shpëtojë ndonjë detaj pa u vënë re.
Së fundmi, është bërë virale një fragment nga koncerti i Don Xhonit, ku ai shihet me një bluzë të shqyer. Reperi po performonte këngën “Gjuj për to”, teksa në një moment kur ngre dorën duket dy vrima në bluzën që mban veshur.
Më herët ju kujtojmë që Don Xhoni është takuar me politikanin e njohur nga Kosova Gani Geci. Këtë gjë e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në InstaStory ku shfaqej përkrah tij dhe një miku të tyre.
Mirëpo ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte komenti epik që Gani Geci kishte vendosur krahas fotos me reperin.
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë” – është shprehur ai, duke iu referuar kështu lidhjes së fundit që pati Doni me modelen ruse Ariana Lirey.
Kujtojmë që lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.
Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.
Don Xhoni gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.