Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, presidenti ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhes si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sakaq ka dekretuar edhe shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe më pas emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Financave.
“Presidenti Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.”