Olta Gixhari është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe ditën e djeshme ka organizuar një “baby shower”, për të zbuluar gjininë e bebit. Ajo ka qenë e rrethuar nga miqtë e saj më të mirë dhe të afërm.
Në një postim në Instagram, Olta shkruan:
“Mezi pres ta ndaj me ju! Unë e di më në fund!”, ka shkuar aktorja përkrah disa fotove shumë të bukura që ka realizuar gjatë festës, pa zbuluar ende gjininë. E veshur me një fustan të kuq, Olta Gixhari duket shumë bukur tejet sensuale, si gjithmonë.
Kujtojmë që Gixhari mori vëmendje me pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP, ku u komentua pafund në rrjet, por e la rrugëtimin në gjysmë për shkak se i mungonte i biri.