Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 0 deri 13°C, në zonat e ulëta 2 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 7 deri 20°C.