Kanye West është rikthyer në muzikë me një album në bashkëpunim me Ty Dolla Sign.
Ai ka lançuar këngën e titulluar “Vultures”, e cila duket se ka edhe markën e saj. Mirëpo ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka tërhequr vëmendjen.
Albumi ka si logo një shqiponjë dykrenare dhe të gjithë po e shohin këtë si një “diss” për Drake.
Ky i fundit realizoi këngën “Polar Opposites” dedikuar Marianës një vajzë shqiptare, dhe në sfond ishte shqiponja dykrenare.