Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat e dendura do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar.
Pritet të ketë rritje të vlerave minimale dhe maksimale.