Një tjetër ngjarje e rëndë në familje është shënuar në Shkozë.
50-vjeçari Agim Biraçi është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë dhe ka këcënuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, si dhe i ka kanosur ata me thikë se do t’i vriste.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.