Kontraktimi i muskujve, postura e dobët ose një çështje mjekësore konsiderohen disa nga faktorët më të zakonshëm që shkaktojnë ose intensifikojnë dhimbjet e shpinës. Prandaj, shtriqja e zonës konsiderohet vendimtare për lehtësimin e dhimbjes.
Një qëndrim joga, dhe një nga më të preferuarit, sepse në thelb vetë trupi e bën të gjithë punën pa ngritur as gishtin tonë të vogël, mund të lehtësojë dhimbjen. I referohemi posturës së fëmijës (balasana) një asana që ofron relaksim brenda një praktike yoga.
Është një pozicion që ndihmon për të shtrirë belin, por në të njëjtën kohë është një mënyrë e shkëlqyer për t’u shkarkuar, për t’u çlodhur dhe për t’u përqendruar në frymëmarrjen tuaj.
Çelësi për ta arritur atë pa asnjë presion është të heqësh dorë nga pozicioni dhe të lësh gravitetin të bëjë punën e vet. Në çdo rast, dëgjoni trupin tuaj dhe kryeni ushtrimin në mënyrën më të mirë të mundshme p.sh. nëse është e nevojshme vendosni një jastëk nën gjunjë ose nën vithe.
Si ta kryejmë atë dhe çfarë t’i kushtojmë vëmendje
- Ulu në gjunjë, përkuli dhe çoje trupin përpara, ndërsa legeni qëndron mbi thembrat e këmbëve.
- Sigurohu që kurrizi yt të jetë i drejtë dhe të mos strukesh.
- Mbajini gjunjët bashkë dhe filloni të ecni përpara me krahët tuaj – në mënyrë alternative hapni gjunjët dhe lëreni veten të zhytet në to
- Ec me gishtat përpara, derisa të ndjesh një shtrirje të lehtë në krahë, shpinë dhe katërkëndësha.
- Shtriji krahët sa më larg që të munden, por pa u mbytur.
- Pusho ballin në dysheme dhe merr frymë këtu për aq kohë sa të kesh nevojë.
- Ngrije legenin për t’u futur në një pozicion më të rehatshëm, nëse trupi ka nevojë për të.
- Nëse të dhembin gjunjët, përdor një jastëk nën gjunjë.
- Mund ta vësh jastëkun poshtë ballit, po ashtu, nëse ndien shumë presion.
- Mund t’i hapësh këmbët dhe të zhytesh edhe më tej në pozicion.