Dalin detaje të tjera për ngjarjen e djeshme në Sarandë, ku pas goditjes me thikë në zemër, mbeti i vdekur 41-vjecari Klodian Bakiaj.
Mësohet se ky i fundit ka tentuar të parkojë mjetin përballë një hoteli, ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç.
Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar vëllai më i vogël, verbalisht e më pas fizikisht me grushta. Vëllai më i madh ka parë skenën, ku i vëllai po zihej me grushta, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marrë një thikë duke shkuar e goditur në zemër 41 vjeçarin.
Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamariera tek hoteli në pronësi të burrit të vajzës së dajës. Pas krimit. ata mësohet se kanë zbritur në një ngushticë poshtë hotelit dhe janë strehuar në një bodrum. Në Komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.