Me këtë makinë luksoze tip “BMW X5” ka qenë duke udhëtuar Laert Haxhiu, kur u kap rastësisht nga policia greke në Janinë. Policia greke bën të ditur se Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Bajrami nga Delvina, i cili rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale në Greqi, ku mbeti dhe i plagosur.
Ata po udhëtonin në makinën që drejtohej nga një tjetër shqiptar. Efektivët e policisë u kanë kërkuar të ndalojnë, por ata kanë vijuar rrugën me shpejtësi. Policia ka arritur t’i kapë vetëm pasi makina është përplasur me tre automjete të tjera, ku edhe mbeti e bllokuar, pasi iu ça njëra nga gomat.
Në këtë moment, gjatë kontrollit Laert Haxhiut iu gjet një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana. Ndaj tre të arrestuarve fillimisht janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”.
Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti ‘BMW X6’. Pritet që autoritetet shqiptare të bëjnë kërkesën për ekstradimin e Laert Haxhisë.
Laert Haxhiu është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai u dënua për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 shtator të 2016-ës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi”, pas një sherri në lokal. Gjatë kohës që ishte në arrati 31-vjeçari tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu I bandës së Lushnjes. Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti.
Për “Masakrën e Lushnjes” Laert haxhiu është në process gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm shoku i tij Orges Bilbili.