Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell në Bruksel ka deklaruar se nuk është arritur asnjë dakordësi mes palëve për çështjen e targave nga takimi që u mbajt për katër orë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Borrell tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti.
Borrell i ka Vuciçit që të ndalojë lëshimin e targave ilegale “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe.
“Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që Presidenti Vuciç e pranoi sot, por Kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.