Po kërkon motivim për të lidhur lidhëset e këpucëve dhe për të vrapuar? Vrapimi për vetëm pesë ose dhjetë minuta në ditë do të ulë rrezikun e vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare në mënyrë të konsiderueshme, sipas hulumtimeve të Universitetit të Iowa-s të botuara në Journal of the American College of Cardiology.
Tre vjet më gjatë jetojnë mesatarisht ata që vrapojnë në krahasim me ata që nuk vrapojnë bazuar në përfundimet e kërkuesve. Përveç kësaj, ata kanë një rrezik 30% më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, por gjithashtu një rrezik 45% më të ulët për të vdekur nga sulmi në zemër ose goditje në tru.
Elementi më interesant i hulumtimit ishte se përfitimet e vrapimit ishin të njëjta pa marrë parasysh se sa larg apo shpejt pjesëmarrësit raportuan se vraponin.
Është me të vërtetë e lehtë të gjesh dhjetë minuta për të vrapuar në jetën tonë të përditshme, argumenton studiuesi që beson se këto gjetje do të shtyjnë më shumë njerëz për ta ushtruar.