Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin këmbëngul se organi drejtues i futbollit evropian kishte ‘të drejtë’ në vendimin për të përjashtuar Manchester City nga garat evropiane për shkeljen e rregullores së Fair Play-t Financiar.
City u penalizua me dy vite pezullim nga kompeticionet europiane si edhe u gjobit me 30 milionë euro në shkurt të 2020-ës pasi u shpall fajtor.
Dënimi i hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv shtatë muaj më vonë, por kampionët në fuqi të botës tani do të hetohen nga Premier Liga, pasi akuzohen për 115 shkelje të rregullave financiare.
Ceferin tha për tabloidin “Telegraph” se UEFA mori vendimin e duhur.
‘‘Si një avokat prej 25 vitesh, e di se disa herë, ti e fiton një çështje që je i sigurt se do ta humbësh dhe ndonjëherë e humb një rast që e di se je i sigurt se… thjesht, duhet që ta respektosh vendimin në një demokraci serioze. Nuk komentoj çështjen në Angli, por i besoj vendimit të komisionit tonë të pavarur, që ishte korrekt’’, tha presidenti i UEFA-s, Ceferin.
Më herët Premier League e ka akuzuar City që përdor taktika vonuese me qëllim për të shtyrë hetimin, por një datë është vendosur për gjyqin.
Drejtuesit e kampionëve të Anglisë i tremben një dënimi të ashpër, i cili mund të çojë deri në rënien nga kategoria, nëse ata shpallen fajtorë.