Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias pritet të mbërrije sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.
Dendias do të takohet me homologen e tij ministren Olta Xhaçka.
Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë të dy ministrave.
Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili të enjten do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin.