Dasma brenda shtëpisë së Big Brother tashmë është kthyer në një traditë. ‘Vëllai i Madh’ u dha të drejtën banorëve të votonin se kë do të martonin sonte në orën 21:00, por kjo ka futur në sherr Sarën dhe Bardhin.
Përmes një votimi të hapur, banorët i dhanë 10 vota Ilnisës dhe Meritonit dhe 8 vota Sarës dhe Bardhit, ky ku i fundit gjithashtu i dha votën e tij Meritonit.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Sarës dhe ajo refuzoi të fliste me këngëtarin duke e larguar nga vetja.
“Bravo i dhe një natë vëmendje, një ‘prime’, dy ‘prime’. Je ‘out’ lale. Ik mos të shikoj. Çfarë je duke bërë mor vëlla? I dhe sot vëmendje, ‘prime-n’ ja dhe, të gjitha ja dhe. A je për Ilnisën këtu? Më shiko në sy, shkon ja u jep votën atyre. Mos më fol më, nuk të flas më se ti gënjen se ke thënë tjetër gjë se çfarë do bësh këtu në lidhje me mua dhe po ua jep atyre. Nëse më jep mua fjalën për diçka e tregon me vepra jo me fjalë. Po më merr në qafë më shumë sesa po më bën nder”, tha ajo.
Kujtojmë se cifti dhanë puthjen e tyre të parë “prime-n” e kaluar.