Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shtroi dje një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë të gjithë përveç Shqipërisë, e cila nuk u përfaqësua dot as nga presidenti Bajram Begaj.
Në foton e ndarë para darkës, shihet se i pranishëm është edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili më herët udhëtoi në Danimarkë dhe Holandë për një marrëveshje për avionët luftarakë.
Të pranishëm po ashtu ishin edhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Në fokus të darkës joformale ishte zgjerimi dhe e ardhmja evropiane e rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.