Drejtori i Agjencisë Daneze të Energjisë, Kristoffer Botzau, pret që tubat e dëmtuar të Nord Stream, të cilët deri para pak kohësh mbusheshin me gaz, të zbrazen së shpejti.
Këtë ai e tha gjatë një konference të mërkurën, transmeton DR.dk.
“Gjysma e gazit tashmë ka dalë dhe presim që të dielën të zbrazet gypat”, tha ai në konferencë.
Botzau ka shpjeguar se tubat kanë qenë të mbushura me gaz, gjë që ndër të tjera ka siguruar qëndrueshmërinë e tubave në shtratin e detit.
Kristoffer Betzau tha gjithashtu se Agjencia Daneze e Energjisë i konsideron rrjedhjet e gazit si rezultat i veprimeve të qëllimshme. Të njëjtën deklaratë e bëri mbrëmjen e së martës edhe kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen.
Shërbimet speciale gjermane sugjerojnë se tre tubacione të tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në Detin Baltik mund të bëhen përgjithmonë të papërdorshëm pas akteve të supozuara të sabotimit.